Tuntev: Nëse OBRM-PDUKM-ja bllokon të ardhmen e shtetit, atëherë shkojmë në zgjedhje të parakohshme parlamentare

Maqedonia

Tuntev: Nëse OBRM-PDUKM-ja bllokon të ardhmen e shtetit, atëherë shkojmë në zgjedhje të parakohshme parlamentare

Më: 18 tetor 2018 Në ora: 13:12
Tomislav Tuntev

Në një konferencë për shtyp, koordinatori i grupit parlamentar të LSDM-së, Tomislav Tuntev tha se kjo përbërje e Kuvendit të Maqedonisë ka mundësinë historike që të vendosë për Maqedoninë të bëhet pjesë e BE-së dhe NATO-s.

Ai ju bëri thirrje deputetëve nga opozita posaçërisht të OBRM-PDUKM-së të përfshihen në procesin e ndryshimeve kushtetuese, dhe se Maqedonia nuk ka alternativë tjetër.

Sipas Tuntev, kjo kryesi e OBRM-PDUKM-së është kundër perëndimit, por se deputetët e kësaj partie mund të kundërshtojnë kryetarin e tij dhe të deklarohen se janë për BE dhe NATO duke përkrahur ndryshimet kushtetuese.

“Nëse kryesia e OBRM-PDUKM-së vazhdon ta bllokojë të ardhmen e shtetit atëherë duhet të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare, ku qytetarët do të deklarohen se janë për BE dhe NATO”, tha koordinatori i LSDM-së Tomislav Tuntev.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat