“Deputetë, t’i themi ‘po’ mundësisë që është para neve”, shkroi kryeministri i Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev, në profilin e tij në “Facebook”.
Ai shtoi se historia i njeh vendimet e drejta.
Ai ju drejtua deputetëve edhe përmes profilit në “Twitter”, ku tha se të gjithë deputetët kanë obligim historik para qytetarëve.
“Të gjithë deputetët kanë obligim historik para qytetarëve që ta sigurojnë rrugën e Maqedonisë drejt stabilitetit dhe prosperitetit ekonomik. Kjo është rruga drejt NATO-s dhe BE-së që çon përmes marrëveshjes mes Maqedonisë dhe Greqisë”, shkroi Zaev.