NATO: Maqedonia ka mundësinë historike për të hyrë në familjen euroatlantike

Maqedonia

NATO: Maqedonia ka mundësinë historike për të hyrë në familjen euroatlantike

Më: 18 tetor 2018 Në ora: 16:15
Foto ilustrim

Zëdhënësja e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s Oana Lungescu pas fillimit të negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë në Aleancë, deklaroi se ngjarja e sotme është e rëndësishme dhe hap i rëndësishëm për Maqedoninë dhe se vendi tani ka mundësinë historike të bëhet pjesë e familjes euroatlantike nëse zbatohet marrëveshja me Greqinë.

“Vendi shënoi hap të rëndësishëm sot me fillimin e negociatave dy ditore në zyrën e NATO-s”, deklaroi për AIM Lungescu.

“Bisedimet mbulojnë çështjet e sigurisë, mbrojtjes, politike, juridike dhe financiare si dhe të gjitha qëllimet dhe afatet ku Shkupi duhet t’i plotësojë gjatë kohës pas anëtarësimit. Kjo është vazhdim i punës së procesit i cili filloi në korrik me ftesën e aleatëve në Samitin në Bruksel. Shkupi ka mundësi historike të zbatojë marrëveshjen e emrit dhe ta çojë vendin në familjen euroatlantike. Kjo do të ndihmojë të konsolidohet paqja dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor”, deklaroi Lungescu.

Delegacioni i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, e udhëhequr nga zëvendës-kryeministrja dhe ministrja e Mbrojtje, Radmila Sheqerinska, bashkërisht me Koordinatorin kombëtar për NATO, Stevo Pendarovski, e hapën sesionin e sotëm me ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, ambasadorin Aleksandro Allvargonzlaes, dhe me ekipin e NATO-s për negociata me Maqedoninë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat