Arsovski: Menjëherë të vendoset në votim pika për ndryshimet kushtetuese, OBRM-PDUKM-ja është kundër

Maqedonia

Arsovski: Menjëherë të vendoset në votim pika për ndryshimet kushtetuese, OBRM-PDUKM-ja është kundër

Më: 18 tetor 2018 Në ora: 17:15
Dimçe Arsovski

Në konferencë për shtyp, zëdhënësi i partisë opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, Dimçe Arsovski tha se “pas koordinimit të djeshëm, qëndrimi i grupit parlamentar të OBRM-PDUKM-së është decid, nuk e përkrahim marrëveshjen kapitulluese dhe do ta respektojnë vullnetin e qytetarëve të deklaruar në referendum”.

“Le ta vendosin menjëherë në votim. Grupi i deputetëve është kompakt dhe decid kundër marrëveshjes. Le të shkojë në votim ku OBRM-PDUKM-ja do të votojë kundër, e më pastaj duhet Qeveri teknike me plotësimin e kushteve tjera që i rekomanduam në raport me zgjedhjet”, theksoi zëdhënësi i OBRM-PDUKM-së, Dimçe Arsovski

Arsovski foli edhe për politikat e LSDM-së, që sipas tij e kanë sjellë shtetin të jetë lider në botë sipas mosbesimin në gjyqësi, duke potencuar se nga 140 vende gjendet në vendin e 128-të në kategorinë për gjyqësi të pavarur sipas Forumit ekonomik botëror

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat