Seanca për rastin “Titanik 3” vazhdon më 25 dhjetor

Maqedonia

Seanca për rastin “Titanik 3” vazhdon më 25 dhjetor

Më: 18 tetor 2018 Në ora: 18:10
“Titanik 3”

Dallimet në numrin e procesverbaleve dhe ndryshimet shtesë në to ishin pjesë e arsyeve pse, sipas disa dëshmitarëve të sotëm në rastin “Titanik 3”, votimi u përsërit në disa vendvotime për Zgjedhjet Lokale në vitin 2013 në Komunën e Çairit.

Në gjykatën penale për rastin e Prokurorisë Speciale Publike, në të cilën akuzohen Ejup Alimi dhe Ismet Guri, si anëtarë të Komisionit Komunal Zgjedhor të kryesuar në zgjedhjet lokale të vitit 2013 kanë “shkatërruar materialet zgjedhore”. Pesë dëshmitarë u dëgjuan sot. Dëshmitarët e propozuar nga PSP në zgjedhjet lokale të vitit 2013 ishin anëtarë ose kryetarë të bordeve zgjedhore në disa vendvotime në Komunën e Çairit.

Në seancën e sotme për rastin “Titanik 3” dëshmuan kryetari i vendvotimit me numër 2889 në Çair, Nuran Limani, anëtarja e bordit zgjedhor Dafina Spirovska dhe Driton Selmani.

Seanca e ardhshme për  rastin e PSP-së “Titanik 3” do të vazhdoj me pyetjen e dëshmitarëve të tjerë më 25 tetor të vitit 2018-të.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat