OBRM-PDUKM: LSDM-ja nuk mund të jetë imazhi i Maqedonisë, duhet të largohet - Bota Sot
OBRM-PDUKM: LSDM-ja nuk mund të jetë imazhi i Maqedonisë, duhet të largohet

Maqedonia

E martë, 13 nëntor 2018

OBRM-PDUKM: LSDM-ja nuk mund të jetë imazhi i Maqedonisë, duhet të largohet

Më: 19 tetor 2018 Në ora: 10:38
OBRM-PDUKM

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, përmes një kumtese për media thekson se qeveria e LSDM-së nuk e ka përmirësuar aspak jetën e qytetarëve dhe është fajtori kryesor për gjendjen në shtet.

Sipas opozitës, 500 mijë qytetarë në Maqedoni jetojnë në varfëri dhe këtë e ka konfirmuar edhe Forumi Ekonomik Botëror, i cili Maqedoninë e renditi në vendin e 84 në listën për konkurrencë ekonomike.

“Para 2 viteve Maqedonia ishte për 20 vende më lartë në listë. Maqedonia për fat të keq është një nga lideret në botë sipas mosbesimit tek gjyqësori, gjegjësisht nga 140 vende, renditet në vendin e 128”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Ata në fund shtojnë se LSDM-ja nuk mund të jetë imazhi i Maqedonisë dhe se duhet të largohen./

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test