Palmer udhëheqësisë së OBRM-PDUKM-së: Lejoni deputetët të votojnë pa frikë - Bota Sot
Palmer udhëheqësisë së OBRM-PDUKM-së: Lejoni deputetët të votojnë pa frikë

Maqedonia

E enjte, 15 nëntor 2018

Palmer udhëheqësisë së OBRM-PDUKM-së: Lejoni deputetët të votojnë pa frikë

Më: 19 tetor 2018 Në ora: 12:26
Zv.ndihmësi i Sekretarit Amerikan Matthew Palmer,

Zv.ndihmësi i Sekretarit Amerikan Matthew Palmer, në fjalimin e tij në Forumin e Sigurisë që po mbahet në Beograd, kërkoi nga udhëheqësia e ORBM-PDUKM-së që të lirojë deputetët e saj të votojnë pa kërcënime dhe pa frikë për ndryshimet kushtetuese, sipas marrëveshjes me Greqinë.

Ai nuk u përgjigj drejtpërdrejtë në pyetjen nëse vizita e tij të hënën në Shkup do ta shtyjë votimin për ndryshimet kushtetuese në Kuvend, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Marrëveshja historike e Prespës i ka hapur dyert për ardhmëri evropiane për Maqedoninë. Nuk ka alternativë. Nuk ka Prespë plus, nuk ka marrëveshje më të mirë. Me këtë rast ftojnë liderishipin e OBRM-PDUKM-së që të lirojë deputetët e saj dhe të votojnë pa frikë për çmime, për ndryshimet kushtetuese”, tha Palmer.

Përndryshe, ai të dielën do të mbërrijë në Shkup, ndërsa të hënën pritet të takohet me krerët politik në vend.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test