Deputetët e LSDM-së heqin dorë nga diskutimi, pritet votimi për ndryshimet kushtetuese

Maqedonia

Deputetët e LSDM-së heqin dorë nga diskutimi, pritet votimi për ndryshimet kushtetuese

Më: 19 tetor 2018 Në ora: 12:57
Foto

Deputetët e Kuvendit të Maqedonisë sot në rend dite e kanë pikën për të vendosur rreth marrëveshjes me Greqinë, të nënshkruar më 17 qershor të këtij viti, marrëveshje kjo që duhet të ndryshojë emrin e vendit në Maqedonia e veriut, 

Deputetët e LSDM-së kanë hequr dorë nga fjalimet e tyre që procesi të shkohet në votim.

Nuk dihet deri tani nëse do të ketë shumicë të dyfishtë, 80 deputetë që do të votojnë për ndryshimet kushtetuese.

Deputetët e Kuvendit duhet të votojnë për ndryshime kushtetutese të katër neneve të Kushtetutës së vendit ku do të shtohen “Maqedonia e veriut” dhe ndryshime tjera, të bazuara në marrëveshjen me Greqinë fqinje, që ndryshe njihet si Marrëveshja e Prespës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat