Tsipras: Sot është ditë kritike për marrëveshjen e Prespës

Maqedonia

Tsipras: Sot është ditë kritike për marrëveshjen e Prespës

Më: 19 tetor 2018 Në ora: 16:42
Alexis Tsipras

Në një konferencë në Bruksel, kryeministri i Greqisë tha se “nga afër i ndjekim ndodhitë në vendin fqinj, sot është ditë kritike për marrëveshjen e Prespës”.

“Sot është ditë kritike për marrëveshjen e Prespës, sepse e kemi votimin e parë për fillimin në procesin e reformave në vendin fqinj. Dëshiroj edhe njëherë të përsëris se perspektiva për hapjen e procesit të ndryshimeve kushtetuese, që ndryshon emrin kushtetuese është e vetmja rrugë për fqinjët tanë, nëse dëshirojnë të integrohet në BE dhe NATO”, tha Tsipras duke i dëshiruar sukses homologut të tij Zoran Zaev.

Tsiprasi gjithashtu shtoi se do ta ndërmerr përgjegjësinë në MPJ-në greke deri në mbarimin e suksesshëm të marrëveshjes së Prespës.

I pyetur për dorëheqjen e shefit të diplomacisë greke, Tsiprasi se nuk e ka lexuar letrën, që sipas vet Kotziasit është i përbërë prej 9 faqeve, dhe theksoi se nuk e ka shprehu të publikojë në opinionin publik letra të fshehta, dhe për këtë shkak nuk do ta bëj edhe tani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat