SHGM kërkon ndryshim të Kodit Penal për siguri më të madhe të gazetarëve

Maqedonia

SHGM kërkon ndryshim të Kodit Penal për siguri më të madhe të gazetarëve

Më: 19 tetor 2018 Në ora: 18:12
Foto ilustrim

Përfaqësues të Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) morën pjesë në grupin e punës për ndryshime dhe plotësime të Kodit Penal, ku u shqyrtuan rekomandimet e SHGM-së për ndryshime të Kodit Penal në pjesën për mbrojtje të gazetarëve dhe punëtorëve mediatik gjatë kryerjes së obligimeve të tyre profesionale.

Drejtori i SHGM-së, Dragan Sekullovski kërkoi futjen e veprave të reja penale në Kodin Penal siç janë: “Parandalimi i gazetarëve në kryerjen e detyrave të tyre profesionale” dhe “Sulmi mbi gazetarëve gjatë kryerjes së obligimeve të tyre profesionale”, gjegjësisht plotësimin e dispozitave ekzistuese në ligjin që kanë të bëjnë me kërcënime dhe sulme fizike, duke përfshirë këtu edhe vrasjen.

“Me këto propozim ndryshime, çdo person që do t’i kërcënohet ose do sulmojë ndonjë gazetar, punëtor mediatik ose person të afërt të tyre për shkak të kryerjes së detyrave profesionale gazetareske do të dënohet nga gjyqi me dënim më të rreptë. Përveç kësaj, për një pjesë të këtyre shkeljeve të të drejtave, Prokuroria do të ndërmerr përmasa sipas detyrës zyrtare në vend të praktikës së deritanishme nëpërmjet të padive private nga ana e gazetarëve. Qëllimi i këtyre ndryshimeve në Kodin Penal është të parashtrohet sistem më efikas për mbrojte të gazetarëve, ndërsa në të njëjtën kohë të destimulohen sulmuesit e mundshëm në të ardhmen”, thonë nga SHGM.

Me ndryshimet e propozuara ekipet gazetareske do të fitojnë mbrojtje të zmadhuar gjatë kryerjes së obligimeve të tyre profesionale, ngjashëm sikur personat zyrtarë. Mbrojtja e tillë do të jetë në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe evropiane si dhe në pajtim me praktikat e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Grupi i punës për ndryshime të Kodit Penal është në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë dhe është i udhëhequr nga akademiku Vllado Kambovski. Në periudhën në vijim pritet të mbahen edhe takime të tjera në të cilat do të harmonizohen ndryshimet dhe plotësimet e këtij ligji.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat