Kostadinov: Deputetët e OBRM-PDUKM-së të kundërshtojnë Mickoskin dhe udhëheqjen anti-perëndimore të OBRM-PDUKM-së

Maqedonia

Kostadinov: Deputetët e OBRM-PDUKM-së të kundërshtojnë Mickoskin dhe udhëheqjen anti-perëndimore të OBRM-PDUKM-së

Më: 19 tetor 2018 Në ora: 21:27
Kostadin Kostadinov

Nëpërmjet një konference për shtyp, deputeti i LSDM-së Kostadin Kostadinov tha “ju mediat jeni dëshmitarët për atmosferën e këtushme, deputetët në mënyrë të lirshme komunikojnë dhe lëvizin nëpër Kuvend”.

“E dukshme është se kryesia anti-perëndimore e OBRM-PDUKM-së nuk zgjedh mjet përmes së cilës përpiqet ta bllokojë të ardhmen e Maqedonisë dhe qytetarëve të Maqedonisë”, tha Kostadionov duke shtuar se Mickoski dhe Gruevski janë për varfëri, kriminalitet dhe konfilit.

Ai ju bëri thirrje kolegëve të tij nga OBRM-PDUKM-ja ndaj Mickoski i cili njëherit sipas tij është anti-perëndimor bashkë me kryesinë anti-perëndimore të OBRM-PDUKM-së.

Sipas Kostadinov Maqedonia do të vazhdojë në rrugën drejt BE-së dhe NATO-s, edhe pse Mickoskit dhe OBRM-PDUKM-së nuk i pëlqen.

Në fund tha se seanca do të fillojë në ora 21:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat