Votimi në Kuvend, policia ruan deputetët e VMRO-së

Maqedonia

Votimi në Kuvend, policia ruan deputetët e VMRO-së

Më: 20 tetor 2018 Në ora: 16:37
Ilustrim

Vota “për” u solli policinë në derë. Shtëpitë e deputetëve nga Ohri, Sasho Vasilevski dhe Luben Arnaudov janë nën mbrojtje të rreptë nga policia.

Edhe në Vevçan të Strugës policia e mbikëqyr shtëpinë e Krsto Mukjovski. Nga MPB kanë vlerësuar se deputetët janë nën kërcënim, pasi dje votuan dhe i mbështetën ndryshimet kushtetuese. 

Rastësi apo jo, pjesa më e madhe e deputetëve që dolën kundër qëndrimit partiak të VMRO-DPMNE-së dhe nuk votuan kundër, janë nën akuzë serioze dhe kundër tyre ka procese aktive në Prokurorinë e rregullt por edhe në Prokurorinë speciale.

Deputetët që votuan “Për”

Kërsto Mukovski- VMRO-DPMNE – i akuzuar për ngjarjet e 27 prillit

Luben Arnaudov, VMRO-DPMNE – i akuzuar për ngjarjet e 27 prillit

Sasho Vasilevski, VMRO-DPMNE – i akuzuar për ngjarjet e 27 prillit

Elizabeta Kançevska Milevska, VMRO-DPMNE- e akuzuar nga PSP

Valladanka Aviroviq, PS- djali i saj Vasilie Aviroviq është dënuar me tre vjet burg i akuzuar nga PSP për rastin “Trust”

Zekir Ramçilloviq, Shoqata AVAZ, protestoi kundër procesit të Speciales për rastin e Sead Koçan

Nola Ismailovska Starova, VMRO-DPMNE

Emilija Aleksandrova, VMRO-DPMNE

Megjithatë deputetët e opozitës që votuan Pro ndryshimeve kushtetuese kanë dorëzuar kërkesa të caktuara për pushtetin.

Kushtet e deputetëve që votuan Pro

Pranim i amendamentit të kushtetutës me të cilin do të garantohet identiteti maqedonas
Pranim i dispozitës kushtetuese me të cilën do të garantohet nëse Republika e Greqisë nuk e ratifikon marrëveshjen dhe përsëri e pengon integrimin evropian të Maqedonisë, të ketë anulim të pakushtëzuar të gjitha amendamenteve të pranuara kushtetuese që burojnë nga zbatimi i marrëveshjes së Prespës.

Ndryshim gradual i emrit për përdorim të brendshëm, duke ndjekur procesin që çon drejtë anëtarësimit të plotfuqishëm të Maqedonisë në BE.

4.Pranimi i nismës së Kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë z. Zoran Zaev të shprehur në seancën e 61- të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë më 15 tetor 2018, për falje në lidhje me ngjarjet e 27 prillit të vitit 2017, në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë dhe pajtimin gjithëpërfshirës kombëtar

Kryeministri Zoran Zaev mbrëmë refuzoi të japë një përgjigje si ka arritur t’i bindë deputetët të votojnë “për” ndryshimet kushtetuese. Tre deputetët e VMRO-DPMNE të akuzuar për hapjen e dyerve të parlamentit më 27 prill dolën nga arrestimi shtëpiak këtë javë, gjë që përputhej me votimin e djeshëm. Nëse Zaev në përvjetorin e 27 prillit tha se deputetët i kishin hapur dyert e ferrit, mbrëmë ai tha se të gjithë janë të pafajshëm derisa të dëshmohet e kundërta.

Kam biseduar me të gjithë dhe do të jem i sinqertë, mesazhi i pajtimit, porosia e faljes ka inkurajuar. Unë besoj se do të gjejmë mënyra për të bërë bashkimin kombëtar” – u shpreh Zoran Zaev, Kryeministër

VMRO-DPMNE i përjashtoi menjëherë shtatë deputetët nga partia. Kryetari Hristijan Mickoski theksoi se nuk mund ta kuptojë vendimin e tyre edhe pse përballen me persekutim politik.

Thuhet se ka pasur premtim për lirimin nga akuzat, për të cilat sot është më se e qartë se ata janë pjesë e një persekutimi që ka një qëllim politik, ti shantazhojë deputetët për të votuar për këtë marrëveshje” – theksoi Hristijan Mickoski, Kryetar i VMRO-DPMNE-së

Përndryshe, VMRO-DPMNE-ja akuzoi se, në këmbim të mbështetjes së ndryshimeve kushtetuese, deputetëve nga opozita iu janë ofruar shuma milionëshe në para. Partia i kërkoi prokurorisë ti hetojë dyshimet e tilla./alsatm

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat