Mitsotakis: Demokracia e Re nuk do ta ratifikoj marrëveshjen e cila pranon kombësinë dhe gjuhën maqedonase

Maqedonia

Mitsotakis: Demokracia e Re nuk do ta ratifikoj marrëveshjen e cila pranon kombësinë dhe gjuhën maqedonase

Më: 20 tetor 2018 Në ora: 18:54
Kyriakos Mitsotakis

Qëndrimi i Demokracisë së Re është se nuk do ta ratifikojë marrëveshjen e Prespës, as në këtë as në në Kuvendin e ardhshëm, edhe njëherë e përsëriti këtë kryetari i partisë, Kyriakos Mitsotakis.

Siç njofton korrespondentja e AIM-së nga Athina shkak për qëndrimin e këtillë të partisë më të madhe opozitare në Greqi është “që për herë të parë vendit fqinjë i pranohet kombësia dhe gjuha maqedonase”, me çka kjo sipas Mitsotakis i dëmton interesat kombëtare të Greqisë.

“E vetmja mënyrë për tu garantuar se kjo marrëveshje do të ratifikohet në Kuvendin grek është që të mbahen zgjedhje të parakohshme para se marrëveshje të sjellet në për ratifikim në Kuvendin grek, që populli i Greqisë të vendos, jo vetëm për vendin, por edhe për marrëveshjen, për të cilin siç tha, dëmton interesat kombëtare”, tha Mitsotakis.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat