Atë që bëri Kemal Ataturku për Turqinë, e bëri Zaevi me Maqedoninë

Maqedonia

Atë që bëri Kemal Ataturku për Turqinë, e bëri Zaevi me Maqedoninë

Nga: Sulejman Mehazi Më: 21 tetor 2018 Në ora: 07:38
Kryeministri Zaev

1. Atë që bëri Kemal Ataturku për Turqinë e bëri Zaevi me Maqedoninë, Ataturku e shkëputi politikisht Turqinë nga Perandoria Osmane dhe Zaevi politikisht e shkëputi Maqedoninë nga Ish-Republika Jugoslave(FYROM), i pari Turqinë donte ta  bënte moderne europiane, i dyti do ta bëjë Maqedoninë moderne europiane.

Dallimi i Kemal Ataturkut është se Turqinë e bëri nacionale, kurse Zaevi Maqedoninë e bëri qytetare;

I pari ia ndërroi emrin nga termi gjeografik, Perandori Osmane, në atë nacionale turke, i dyti ia ndërroi emrin nga termi, Maqedoni nacionale, në atë gjeografike maqedoneveriore.

2. Gjatë kohës së Perandorisë gjeografike Osmane, shqiptarët horizontalisht e gjeografikisht kishin katër Vilajete, edhe Republika e Maqedonisë Veriore tani e tutje duhet të ndahet horizontalisht e gjeografikisht në dy kanton-vilajete:

1. Kanton-Vilajeti Lindor i Republikës së Maqedonisë Veriore, me popullatë maqedonase.

2. Kanton-Vilajeti Perëndimor i Republikës së Maqedonisë Veriore, me popullatë shqiptare;

3. Pse mos të ndahet dhe me nën Kanton-Vilajete gjeografike me popullësi të vogla turke, serbe, rome, s'prishë punë dhe këtyre le t'ju jepet e drejta e plotë qytetare në këtë republikë të re e të bukur të Maqedonisë Veriore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat