Në ditët në vazhdim moti do të jetë me shi, nga e premtja fillon ngrohja e motit në Maqedoni

Maqedonia

Në ditët në vazhdim moti do të jetë me shi, nga e premtja fillon ngrohja e motit në Maqedoni

Më: 21 tetor 2018 Në ora: 18:45
Foto ilustrim

Moti nesër do të jetë i ndryshueshëm me re dhe i freskët me reshje lokale të shiut, njoftojnë nga Enti Hidrometeorologjik i Maqedonisë.

Temperatura minimale do të jetë nga 5 deri më 10, ndërsa temperaturat maksimale do të jenë 12 deri më 18 gradë.

Dhe në Shkup, moti do të jetë i ndryshueshëm i vrenjtur dhe me mundësi për reshje shiu.

Të martën në orët e pasdites, vranësirat do të zvogëlohen, ndërsa të mërkurën dhe të enjten do të fryjë një erë e lehtë. Ngrohja e motit pritet të ndodhë ditën e premte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat