Seancë e re gjyqësore për lëndën “Toplik”

Maqedonia

Seancë e re gjyqësore për lëndën “Toplik”

Më: 22 tetor 2018 Në ora: 09:41
Foto

Në Gjykatën Penale për sot është caktuar  seancë e re gjyqësore për rastin “Toplik” të Prokurorisë Speciale Publike, ku i dyshuari i parë është ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski, për shitje të tokës shtetërore për ndërtimin e kompleksit “Qyteti i diellit” në Sopishte.

Në seancat gjyqësore paraprake të PSP-së i lexuan 608-të dëshmitë e materialeve në lidhje me lëndën, ndërsa ishin dëgjuar edhe disa biseda telefonike,  të cilat dalin nga ndjekja e komunikimeve.

Sipas akuzës së PSP-së, i dyshuari i parë Janakieski, si person udhëheqës në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve, në kundërshtim me Ligjin për  furnizime publike ka përbërë Komision  për  oferta publike të cilit  i ka ofruar të zgjedhë ofrues për blerje dhe dispozicion me tokën shtetërore për ndërtimin  e kompleksit elit “Qyteti i diellit” në Sopishte, edhe pse firma nuk i ka plotësuar  kushtet për atë.

Nga dëshmitë, sipas PSP-së,  del se për shkak të ndërprerjes së marrëveshjes me faj të Ministrisë,  është obliguar në vlerë prej një milion euro t’i paguajë borxhin dhe interesin e vonuar personit juridik “San siti”.

Sipas akuzës Janakieski dhe pesë të akuzuarit tjerë e kanë dëmtuar Buxhetin shtetëror për 64.206.839 denarë përkatësisht  për një milion e 44.000 euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat