Maqedoni, 279 gra brenda vitit ndërrojnë jetë nga kanceri i gjirit

Maqedonia

Maqedoni, 279 gra brenda vitit ndërrojnë jetë nga kanceri i gjirit

Më: 22 tetor 2018 Në ora: 14:51
Foto ilustrim

“Nga kanceri i gjirit në Maqedoni brenda një viti vdesin 279 gra, ose 27 në 100 mijë raste. Numri më i madh i rasteve me vdekje janë të moshës 55 deri 59 vite. Vitin e kaluar janë regjistruar 218 raste të kancerit të gjirit tek gratë dhe katër raste tek meshkujt. Ndërsa 15 raste të reja janë paraqitur tek gratë nën moshën 40 vjeçare”.

Kjo u tha në konferencë për shtyp të Institutit për Shëndet Publik me rastin e “Tetorit – Muaji për vetëdijesim për kancerin e gjirit”.

Udhëheqësja i Sektorit për promovim, analiza dhe ndjekje të sëmundjeve ngjitëse pranë Institutit për Shëndet Publik, Elena Qosevska, tha se është përgatitur plan për aktivitete, me çka kanë përgatitur pllakata, fletushka dhe udhëzime për kontrolle mjekësore.

Ndërsa udhëheqësja e Qendrës për përpunimin e të dhënave statistikore pranë Institutit, Vjosa Reçica, tha se një në çdo shtatë gra ekziston mundësia e kancerit të gjirit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat