Sela në takim me Palmer: Përveç anëtarësimit në NATO dhe BE, vendit i duhet kohezion i brendshëm politik

Maqedonia

Sela në takim me Palmer: Përveç anëtarësimit në NATO dhe BE, vendit i duhet kohezion i brendshëm politik

Më: 22 tetor 2018 Në ora: 16:22
Ziadin Sela

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela sot ka zhvilluar takim me zv.ndihmës Sekretarin Amerikan për çështje Evropiane, Matthew Palmer.

Nga ASH, njoftojnë se Sela ka falënderuar Palmer, që SHBA nëpërmjet përfaqësuesve diplomatik të saj kanë kontribuar që proceset politike në Maqedoni të lëvizin pozitivisht dhe në interes të proceseve demokratike dhe të euro-integrimeve.

“Kryetari Sela, ka informuar zv.ndihmës Sekretarin Matthew Palmer për rolin dhe kontributin politik të ASH-së, për proceset euro-integruese, përkrahjen e referendumit si dhe mbështetjen për ndryshimet kushtetuese, për marrëveshjen e Prespës, që do të hapte rrugë anëtarësimit të vendit në NATO dhe BE. Ziadin Sela, ka informuar Palmer se përveç domosdoshmërisë që vendi sa më shpejt të bëhet pjesë e NATO-s dhe BE-së, Maqedonisë i duhet një kohezion i brendshëm politik, i qëndrueshëm mes dy komuniteteve me të mëdha në vend edhe atë atij Maqedonas dhe Shqiptar”, thuhet në njoftimin e ASH-së.

Në takim Sela ka vlerësuar se procesi euroatlantik si dhe barazia politike, ekonomike dhe sociale, do ta forconte karakterin multietnik të vendit dhe do ta përshpejtonte procesin euro-integrues.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat