Të hënën e ardhshme, gati amendamentet kushtetuese

Maqedonia

Të hënën e ardhshme, gati amendamentet kushtetuese

Më: 22 tetor 2018 Në ora: 16:23
Kuvendi i Maqedonisë

Të hënën e ardhshme Qeveria do t’i propozojë në Kuvend amendamentet për ndryshimet kushtetuese në përputhje me marrëveshjen e Prespës. Shumica parlamentar i bën thirrje opozitës që të kyçet në hartimin e amendamenteve. Për bazë do të merret edhe kërkesa e deputetëve të përjashtuar nga VMRO-DPMNE-ja të cilët kërkuan nga shumica parlamentare të pranojë amendamentet për forcimin e identitetit maqedonas në Kushtetutë. LSDM-ja përvetëson kërkesën e tyre duke theksuar se një gjë e tillë parashikohet edhe në amendamentet e propozuara nga Qeveria.

Me vetë konferencën e sotme e ndërmarrim hapat e parë. Kemi zgjatur dorën. Kërkesa e këtyre 8 deputetëve është kërkesë e përbashkët dhe nevojë e përbashkët e deputetëve dhe gjithë qytetarëve të Maqedonisë- Aleksander Kiracovski, Deputet i LSDM-së- Aleksander Kiracovski, Deputet i LSDM-së.

Alsat mëson se përveç 4 amendamenteve të paralajmëruara, shumica parlamentare do të shqyrtojë edhe një amendament që do të propozohet nga opozita. Megjithatë këtë informacion as nuk e përgënjeshtruan e as nuk e konfirmuan nga partia e Hristijan Mickoskit. Nga ana tjetër, partitë opozitare shqiptare përmes amendamenteve do të synojnë zyrtarizimin e gjuhës shqipe dhe pozitën e shqiptarëve. Mos pranimi i tyre mund të çojë opozitën shqiptare në situatë që të mos e mbështesë miratimin e ndryshimeve kushtetuese. Fadil Zendeli nga Lëvizja Besa i bëri thirrje të gjitha partive parlamentare shqiptare që të bashkëpunojnë në hartimin e amendamenteve mbi zyrtarizimin e shqipes.

Ne edhe më herët e kemi parashtruar këtë çështje madje edhe përmes mediave i kemi bërë thirrje disa herë subjekteve të tjera politike shqiptare që të jenë pjesë e kësaj iniciative dhe t’i parashtrojmë këto çështje në Kuvend. Shpesh në debatet në Kuvend këtu që i kemi, të gjithë thonë se këto çështje nuk janë të rregulluara me Kushtetutë. Tash është momenti. Hapet kushtetuta dhe mund t’i diskutojmë këto çështje dhe aty ku ka kushte dhe klimë politike këto çështje mund të përmirësohen- deklaroi Fadil Zendeli, Deputet i Lëvizjes Besa.

Për çdo draft-amendament, komisionet amë do të debatojnë 3 ditë pune. Secili prej tyre më pas miratohet me shumicë votash. Draft-amendamenti i miratuar vendoset për debat publik afatin e të cilit e cakton Kuvendi. Pas kthimit nga debati, amendamenti i propozuar i dërgohet Kuvendit tre ditë para seancës. Kuvendi me shumicë votash deklarohet për çdo amendament veçmas. Në fund, ndryshimet miratohen me 2/3 e votave dhe me badenter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat