Dimitrov e Palmer diskutuan për zhvillimet politike në Maqedoni

Maqedonia

Dimitrov e Palmer diskutuan për zhvillimet politike në Maqedoni

Më: 22 tetor 2018 Në ora: 19:53
Matthew Palmer dhe Nikolla Dimitrov

Zv. ndihmës sekretari shtetëror amerikan për Evropë dhe Euroazi, Matthew Palmer, i cili po qëndron në Maqedoni, realizoi takim edhe me ministrin e Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov.

Bëhet e ditur se në takim është diskutuar për të ardhmen euro-atlantike të vendit, si edhe gjendjen e tanishme politike në vend dhe rajon.

Me këtë rast, Dimitrov është falënderuar për mbështetjen e vazhdueshme amerikane ndaj Maqedonisë.

Dimitrov e Palmer diskutuan edhe për aspektet e tanishme të procesit të afrimit të Maqedonisë drejt NATO-së, pra anëtarësimin e shtetit të 30 të në Aleancë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat