Rusia: SHBA-të organizuan “votim të pandershëm” në Kuvendin e Maqedonisë

Maqedonia

Rusia: SHBA-të organizuan “votim të pandershëm” në Kuvendin e Maqedonisë

Më: 22 tetor 2018 Në ora: 20:14
Flamuri i Rusisë

Ministria e Punëve të Jashtme konsideron se SHBA-të organizuan “votim të pandershëm” në Kuvendin e Maqedonisë, duke u miratuar kështu ndryshimi i emrit të vendit.

Sipas rusëve, tetë votat e deputetëve opizitarë u siguruan “përmes shantazhit, kërcënimeve dhe korruptimit të deputetëve opozitarë”.

Madje ata thonë se prania e ambasadorit amerikan në Kuvend tregon qartë se kush e ka drejtuar këtë proces votimi në Kuvend.

MPJ-ja ruse vlerëson se me këtë rast është bërë shkelje e qartë e të gjitha normave, si juridike ashtu edhe morale, dhe se manipulimet e këtilla nuk mund të jenë shprehje e vullnetit të deputetëve.

Kjo MPJ konsideron se marrëveshja Athinë-Shkup duhet të ketë mbështetje të gjërë në popull, e jo të shkaktojë ndasi në shoqëri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat