Propozohet shlyerja e borxheve të komunave të Maqedonisë

Maqedonia

Propozohet shlyerja e borxheve të komunave të Maqedonisë

Më: 22 tetor 2018 Në ora: 21:48
Mjetet e maqedonisë

Komunat kanë borxh 97 milionë euro. Qeveria vendosi që 51 për qind të këtij borxhi ta mbulojë me mjetet buxhetore. Me rishikimin e buxhetit, siç ishte paralajmëruar, për këtë qëllim janë parashikuar 50 milionë euro. Me këtë, vetëqeverisjet lokale pjesërisht do të shlyejnë borxhin ndaj ekonomisë. Ndihma financiare është e pakthyeshme shprehet ministri i Financave Dragan Tevdovski dhe paralajmëroi se më asnjëherë nuk do të ketë ndihmë të këtillë për komunat.

“E themi qartë se për herë të dytë nuk kemi ndërmend të bëjmë diçka të tillë dhe nuk do të ndodhë meqë paralelisht lëshojmë edhe ligj të dytë, rregull të qartë fiskal ku pamundësojmë paraqitje të këtillë për herë të dytë në vend”, deklaroi Dragan Tevdovski, ministër i Financave.

Për t’i pamundësuar borxhet e reja Qeveria do t’i kufizojë komunat në miratimin e buxheteve joreale të larta, të cilat ishin arsye për borxhet milionëshe.

“Me propozim ndryshimet në Ligjin, parashikohet kufizim i të ardhurave personale të buxhetit themelor të komunave, të njëjtat të mund të planifikohen me rritje prej më së shumti 10 për qind të të ardhurave të realizuara mesatare në tre vitet e fundit”, shtoi Dragan Tevdovsk.

Me këtë, Tevdovski shprehet se në të ardhmen nuk do të ketë borxhe të reja të komunave dhe pret që ato të punojnë në mënyrë më ekonomike. Për shkak të kontrollit më të madh, komunat do të duhet t’i shpallin publikisht të dhënat për atë se si i shpenzojnë paratë e qytetarëve. Ohri, Tetova, Kumanova dhe Karposhi janë komunat me borxhe më të mëdha. Borxhi i komunave që momentalisht tejkalon shumën prej 97 milionë euro është vetëm një pjesë e shumës që e ka borxh sektori publik. Borxhi i përgjithshëm i të gjitha ndërmarrjeve nën ombrellën e shtetit arrin 307 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat