Maqedoni, të premten amendamentet do të dorëzohen në Kuvend

Maqedonia

Maqedoni, të premten amendamentet do të dorëzohen në Kuvend

Më: 23 tetor 2018 Në ora: 10:55
Kuvend i Maqedonise

Të premten pritet që qeveria t’i dorëzojë në Kuvend daft-amendamentet. Kjo është faza e radhës, pas vendimit të 80 deputetëve të cilët miratuan nevojën për ndryshim të Kushtetutës.

Pas dorëzimit në Kuvend, çdo amendament do të duhet të kalojë në ky komisione kuvendore. Sipas rregullores, nga dita e dorëzimit të amendamenteve në Kuvend deri në seancën plenare duhet të kalojnë së paku 30 ditë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Pas miratimit të amendamenteve të cilët votohen me shumicë të thjeshtë (61), për vendimin përfundimtar sërish do të nevojiten 80 deputetë për të konfirmuar ndryshimin e Kushtetutës.

Sipas afateve maksimale, pritet që ndryshimet kushtetuese të miratohen në mesin e muajit janar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat