Nikos Kotzias: Është në interesin tonë që IRJM-ja të jetë stabile

Maqedonia

Nikos Kotzias: Është në interesin tonë që IRJM-ja të jetë stabile

Më: 23 tetor 2018 Në ora: 11:37
Nikos Kotzias

Ish-ministri i Punëve të Jashtme i Greqisë Nikos Kotzias, ka thënë se është në interes të Greqisë që Maqedonia të jetë shtet i stabilizuar.

Duke folur për marrëdhëniet dhe pozicionet e Rusisë, ish-shefi i diplomacisë greke tha se zgjidhja mes Athinës dhe Shkupit nuk është që Maqedonia të anëtarësohet në NATO, por zgjidhja e një problemi është në interesin kombëtar të Greqisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Rusia thekson dhe nuk dëshiron të ekzistojnë shtet që quhet IRJM dhe të integrohet në NATO. Zgjidhja e emrit nuk është bërë si garancë për anëtarësimin e shtetit fqinj në NATO. Nëse duan vetë të anëtarësohen në NATO, ajo është zgjidhje e tyre. Rusia po ndërhyn në punët tona kombëtare”, tha mes tjerash Kotzias.

Ndërsa sa i përket qeverisë greke, ai shtoi se ajo duhet të jetë pjesë e zgjidhjes dhe jo të krijojë probleme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat