Anëtari i OBRM-PDUKM-së: Mijallkovi ka përgjuar, nuk ka pasur shërbime të huaja

Maqedonia

Anëtari i OBRM-PDUKM-së: Mijallkovi ka përgjuar, nuk ka pasur shërbime të huaja

Më: 23 tetor 2018 Në ora: 14:15
Sasho Mijallkovi

Anëtari i Komitetit Qendror i OBRM-PDUKM-së për Nova TV ka thënë se nuk ka pasur asnjëfar shërbimi të huaj, për të cilat pretendonte Nikolla Gruevski se kanë përgjuar, por ka qenë Sasho Mijallkov ai i cili ka bërë përgjimet e paligjshme.

Në lidhje me qëndrimin e Komitetit Qendror për rolin e Gruevskit ndaj akuzave të Mijallkov, anëtari i partisë ka thënë se për këtë do të deklarohen më vonë. Në seancën e mbrëmshme Komiteti Qendror i partisë opozitare maqedonase shkarkoi nga anëtarësia Sasho Mijallkovin. Iniciativën e dorëzoi nënkryetari i partisë Aleksandar Nikollovski.

Nikollovski mbrëmë në një deklaratë për media tha se partia e tyre ka pësuar shumë dëme, për shkak të asaj që ka përgjuar Sasho Mijallkov dhe jo shërbimet e huaja.

Ai tha se Mijallkov ka kërcënuar fizikisht deputetin Krsto Mukoski, që të votojë “pro” ndryshimeve kushtetuese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat