Gruevski pranoi vendimin për të shkuar në burg

Maqedonia

Gruevski pranoi vendimin për të shkuar në burg

Më: 23 tetor 2018 Në ora: 18:47
Ish-kryeministri Nikolla Gruevski

Ish-kryeministri Nikolla Gruevski dhe avokatët e tij e pranuan vendimin e Gjykatës Penale, ku kryetari i deridjeshëm i OBRM-PDUKM-së duhet të kalojë dy vite në burg për shkak të furnizimit të “mercedesit” luksoz për nevojat e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Vendimi në mënyrë automatike përmes sistemit AKMIS duhet të jepet edhe gjyqtarit për zbatimin e sanksioneve, i cili në afat prej tetë ditësh duhet t’i jep ftesë për burg.

Një pjesë e mediave spekulojnë se ai do të jetë i thirrur të fillojë me mbajtjen e dënimit më 9 nëntor në Kumanovë, por nuk ka të vërtetime. Avokatët e tij paralajmëruan se do të kërkojnë anulimin e shkuarjes së tij në burg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat