Mickoski deputetëve që votuan ndryshimet kushtetuese: Tradhtuat Maqedoninë

Maqedonia

Mickoski deputetëve që votuan ndryshimet kushtetuese: Tradhtuat Maqedoninë

Më: 23 tetor 2018 Në ora: 19:40
Hristijan Mickoski

Në fjalimin e tij, kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski tha se në e premtja e zezë nuk është e zezë vetëm për shkak se u bënë ndryshimet kushtetuese, por në këtë tradhti, siç e quan ai morën pjesë edhe deputetët e OBRM-PDUKM-së.

Mickoski ndaj deputetëve të OBRM-PDUKM-së ju tha se kanë tradhtuar Maqedoninë dhe anëtarët e kësaj partie që i bënë deputet duke i pyetur pse nuk qëndruan edhe pak deri sa Zaevi të mbarojë me karrierën e tij politike.

Ai akuzoi deputetët se nuk dhanë mundësi ta fitojnë Zaevin në zgjedhje, në kohën kur ai ishte gati për humbje.

“Nuk ikin zgjedhjet, do ta fitojmë bashkërisht me popullin”, tha Mickoski duke shtuar se OBRM-PDUKM-ja do t’i fitojë të gjithë së bashku.

Mickoski ju bëri thirrje të gjithë qytetarëve dhe intelektualëve në Maqedoni të bashkohen dhe të aktivizohen në mbrojtje të Maqedonisë deri në fitore

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat