Filipçe: Rezistenca ndaj antibiotikëve ndër kërcënimet më të mëdha ndaj shëndetit

Maqedonia

Filipçe: Rezistenca ndaj antibiotikëve ndër kërcënimet më të mëdha ndaj shëndetit

Më: 23 tetor 2018 Në ora: 20:12
Venko Filipçe

Në panel diskutimi, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe tha se “rezistenca ndaj antibiotikëve është një nga tri kërcënimet më të mëdha për shëndetin tonë dhe është koha kur ne duhet të ngritim vetëdijen për këtë problem shëndetësor-publik”.

Siç kumtojnë nga Ministria e Shëndetësisë, FIlipçe tregoi se për shkak të përdorimit të pakontrolluar të antibiotikëve dhe për shkak mënyrës jo të rregullt të aplikimit, shumë bakterie  janë rezistente ndaj antibiotikëve të cilët në këtë moment ekzistojnë nëpër botë.

“Një pjesë e madhe e industrisë farmaceutike është e drejtuar drejt shpikjes së barnave të reja, por për fat të keq, ato nuk janë antibiotikë. Shpiken barna të reja për sëmundje kronike, barna inovative për sëmundje të rralla të ndryshme, ndërsa për fat të keq trendi për zbulimin e antibiotikëve të reja ka ndaluar tashmë 20 vite. Tash kjo është problem më i madh duke pasur parasysh se shumë antibiotikë mund të blihen pa recetë, njerëzit i konsumojnë në mënyrë jo të rregullt, të pakontrolluar, ndërsa kjo nxit rezistencë. Në Republikën e Maqedonisë ka kapacitet të madh të investohet në hulumtime klinike dhe për këtë bisedojmë me përfaqësues të disa kompanive të mëdha”, ka theksuar Filipçe mes tjerash.

Ministria ka cekur se Maqedonia i ndjek rekomandimet e Organizatës Botërore Shëndetësore në luftën kundër rezistencës anti-mikrobe dhe se ndërmerr masa për krijimin e vetëdijes përmes ligjëratave, organizimin e konferencave shkencore dhe krijimin e fushatës publike për trajnimin e popullit për përdorimin e antibiotikëve në mënyrë të arsyeshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat