Nikolloski: Deklarata mori kontekst tjetër, qëndrimi për Jançevin nuk është personal

Maqedonia

Nikolloski: Deklarata mori kontekst tjetër, qëndrimi për Jançevin nuk është personal

Më: 23 tetor 2018 Në ora: 20:14
Antonio Milloshoski

Zëdhënësi i ORBM-PDUKM-së, Aleksandar Nikolloski sonte deklaroi se Komiteti Qendror e ka shkarkuar nënkryetarin e partisë Mitko Jançev për shkak mospajtimeve me politikat e partisë, qëndrimet të partisë dhe ndjekjes së tyre.

Për fat të keq, tha ai, është e mundur për shkak se keq është shprehur ose keq është përcjellë, deklarata ka marrë kontekst tjetër, gjegjësisht ndërlidhet me akuzimet për blerje. Në deklaratën për mediat para fillimit të festimit të OBRM-PDUKM-së për 23 tetorin, ai nuk precizoi se kjo është falje publike ndaj Jançevit, i cili ai sot e kërkoi nga Nikolloski. Ai tha se këto nuk janë qëndrime personale, por konkludime të Komitetit Qendror ndërsa ky ka pasur për detyrë t’i përcjell, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Jançev sot kërkoi falje publike nga Mickoski dhe Nikolloski për konferencën e djeshme për shtyp të Nikolloskit ku ndaj tij janë drejtuar akuza agresive dhe të ulëta për kërcënime, mitmarrje dhe krim, krah për krah me Sasho Mijallkovin.

Antonio Milloshoski nuk i komentoi vendimet e Komitetit Qendror të OBRM-PDUKM-së. Për mediat deklaroi se nuk ka marrë pjesë mbldhje, por se me vëmendja ka ndjekur deklaratat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat