Qyteti i Ohrit shënon një nga sezonet më të mira turistike

Maqedonia

Qyteti i Ohrit shënon një nga sezonet më të mira turistike

Më: 23 tetor 2018 Në ora: 21:38
Qyteti i Ohrit

Në fund të sezonit ku për këtë vit është me afat të vazhduar, punëtorët turistik janë shumë të kënaqur dhe thonë se kjo ka qenë një ndër sezonet më të mira në dekadën e fundit.

Përderisa Komuna kalkulon numrat zyrtar të vizitshmërisë, personat që merren me turizëm informojnë se këtë verë numri më i madh i vizitorëve kanë qenë polakët, skandinavët, holandezët, anglezët por edhe fqinjët.

“Ohri, nga viti në vit ka më shumë turistë dhe nuk janë vetëm të përhershmit, por edhe nga Suedia, Anglia, Polonia. Këtë vit kishim 1.8 milionë mysafirë të ardhur me aeroplan”, thotë Ljupço Lepi.

Suksesin në turizëm e shohin në subvencionimin e fluturimeve ajrore drejt Ohrit. Përveç fluturimeve të deritashme, ata janë edhe për fluturime tjera ajror drejt Ohrit, posaçërisht nga Gjermania për shkak se ka 80 milionë banorë dhe dy herë në vit ikin për pushime jashtë Gjermanisë.

Sipas të dhënave nga Enti Shtetëror për Statistika, në vend numri i turistëve në vitin 2018 ja qenë 211.746, ndërsa numri i fletjeve 881806 që duke krahasuar me vitin tjetër, shënon rritje prej 12.2% dhe 15% te fletjet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat