Eurostat: Qytetarët e Maqedonisë jetojnë më pak se ata të vendeve të BE-së

Maqedonia

Eurostat: Qytetarët e Maqedonisë jetojnë më pak se ata të vendeve të BE-së

Më: 29 tetor 2018 Në ora: 12:56
Foto ilustrim

Jeta mesatare e një qytetari të Maqedonisë është 75.4 vite, që është për 5.6 vite më e shkurtë se jeta e banorëve të vendeve të Bashkimit Evropian, të cilët mesatarisht jetojnë 81 vite.

Sipas të dhënave të Eurostat, jetë më të gjatë kanë zviceranët (83.7) dhe spanjollët (83.5), ndërsa më të shkurtë bullgarët dhe lituanezët (74.9).

Nga shtetet e rajonit më gjatë jetojnë grekët (81.5) dhe sllovenët (81.2).

Jeta mesatare e qytetarëve të Shqipërisë është (78.5), Malit të Zi (76.5) dhe Serbisë (75.7).

Pas zviceranëve dhe spanjollëve në Evropë më gjatë jetojnë italianët (83.4) dhe francezët (82.7).

Të dhënat që ka publikuar Eurostat janë përpunuar në bazë të jetës mesatare që pritet ta kenë të lindurit në Evropë në vitin 2016.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat