Mançevski merr pjesë në simpoziumin ndërkombëtar për transferim demokratik të pushtetit në Kanada

Maqedonia

Mançevski merr pjesë në simpoziumin ndërkombëtar për transferim demokratik të pushtetit në Kanada

Më: 3 nëntor 2018 Në ora: 12:58
Ilustrim

Ministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Damjan Mançeski po qëndron për vizitë zyrtare në Montreal të Kanadasë, ku do të merr pjesë në simpoziumin ndërkombëtar me temë: “Praktikat më të mira për transferim më efektiv dhe demokratike të pushtetit”.

Fokusi i kësaj ngjarje janë sfidat me të cilat përballen vendet dhe nevojitja e ndihmës gjatë transferimit të pushtetit çka pason pas zgjedhjeve demokratike.

Ministri Mançevski mbajti edhe fjalim në panelet me temë “Bazat e komunikimit efektiv gjatë ndryshimit të pushtetit” dhe panelin “Bërja dhe qëndrueshmëria e koalicioneve në kontest të periudhës së tranzicionit”.

Simpoziumi ndërkombëtar mbështetet nga Fondacioni Kombëtar për Demokraci, Fondacioni Pjer Eliot Trudo dhe Instituti Kombëtar Demokratik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat