Wolfgang Sobotka sot për vizitë zyrtare në Maqedoni

Maqedonia

Wolfgang Sobotka sot për vizitë zyrtare në Maqedoni

Më: 5 nëntor 2018 Në ora: 09:47
Kryetari i Këshillit Nacional të Republikës së Austrisë, Wolfgang Sobotka

Kryetari i Këshillit Nacional të Republikës së Austrisë, Wolfgang Sobotka, sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Maqedoni.

Sipas njoftimit nga Kuvend, Sobotka do të realizojë takim me kryetarin e Kuvendit Talat Xhafer, ndërsa më pas do të ketë deklaratë për media, 

Sobotka gjatë qëndrimit të tij në Maqedoni do të ketë takim edhe me kryetarin e Komisionit për Politikë të jashtme në Kuvendin e Maqedonisë, Antonio Milloshoski dhe anëtarët e komisionit.

Pas takimit me Milloshoski, Volfgang në mesditë do të mbajë fjalim para deputetëve të Kuvendit të Maqedonisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat