LSDM: Gënjeshtrat e ditëpërditshme të kryesisë anti-perëndimore e profilizojnë OBRM-PDUKM-në si lidere e gëshneshtrës

Maqedonia

LSDM: Gënjeshtrat e ditëpërditshme të kryesisë anti-perëndimore e profilizojnë OBRM-PDUKM-në si lidere e gëshneshtrës

Më: 5 nëntor 2018 Në ora: 20:23
OBRM-PDUKM dhe LSDM

Partia maqedonase në pushtet, LSDM përmes një kumtese thotë se “udhëheqësia anti-perëndimore e profilizon OBRM-PDUKM-në si lider në gënjeshtër dhe shpërndarje të lajmeve të rreme”.

“Është dita e tretë që kryesia e OBRM-PDUKM-së e udhëhequr nga anti-perëndimore Hristijan Mickoski gënjen dhe konstrukton rast të pa ndodhur që ishte i demantuar nga ana kompanisë që u përmend në udhëheqësinë anti-perëndimore të OBRM-PDUKM-së”, thonë nga LSDM-ja duke shtuar se nuk ka asnjë ndërlidhje me biznesmenin e përmendur.

Ata shtojnë se në vend se të shpikim raste të pa ndodhura dhe të përpiqen të manipulojnë opinionin, Mickoski dhe kreu i OBRM-PDUKM-së, sipas LSDM-së, duhet të sqarojnë se cila ka qenë arsyeja e takimit të anëtarit të kryesisë anti-perëndimore të OBRM-PDUKM-së, Aleksandar Nikollovski me dorën e djathtë të Gjorgje ivanovit, Sinisha Aleksovski.

“Kryesia anti-perëndimore e OBRM-PDUKM-së duhet të mësojë se me shpikje nuk mund ta fsheh faktin që ushtari anti-perëndimor Mickoski përmes lidhjeve me mentorin e tij Gruevski ka fituar 33 mijë metra katror tokë shtetërore për hidrocentrale”, thonë nga OBRM-PDUKM duke shtuar se me lajme të rreme nuk mudn të fshihet e vërteta e Mickoski e mbron kriminalitetin e shefit të tij Nikolla Gruevski.

Në fund LSDM-ja pyet se “çfarë ka kundër kryesia anti-perëndimore e OBRM-PDUKM-së kundër investimeve të huaja në Maqedoni?”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat