OBRM-PDUKM: Kostadinovi ka punësuar nënën e tij në Regjistrin qendror

Maqedonia

OBRM-PDUKM: Kostadinovi ka punësuar nënën e tij në Regjistrin qendror

Më: 6 nëntor 2018 Në ora: 09:52
OBRM-PDUKM

Nëpërmjet një kumtesë të lëshuar nga partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, thuhet se “qeverisja kriminale e LSDM-së dhe Zoran Zaevit për vetëm një vjet e gjysmë tregoi se si funksionon shteti i kapur”.

“Kur është LSDM-ja në qeverisje, gjithkund sundon nepotizmi, kriminaliteti dhe korrupsioni”, thonë nga OBRM-PDUKM duke shtuar zëdhënësi i LSDM-së dhe deputeti Kostadin Kostadinovi e ka punësuar nënën e tij Fanija Kostadinova në Regjistrin qendror në Strumicë, 

Ata pyesin nëse para kohe është ditur nëna e zëdhënësi Kostadin Kostadinov do të jetë e punësuar dhe për këtë shkak kërkohet kushte të përgjithshme dhe a është nëna e Kostadinovit kuadri më i ri dhe më perspektivë me shkollë të mesme në Strumicë dhe rrethinë.

“Më parë Talat Xhaferi gjeti punë për bijën e tij, ndërsa ministri Nikolla Dimitrov bijës si tij i siguroi bursë solide shtetërore.”, kumtojnë nga OBRM-PDUKM.

Në fund ata thonë se Maqedonia duhet të përparojë, ndërsa për këtë LSDM-ja duhet të largohet nga qeverisja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat