Shepro: Anëtarësimi në NATO është i arritshëm, vendimi është plotësisht i juaji

Maqedonia

Shepro: Anëtarësimi në NATO është i arritshëm, vendimi është plotësisht i juaji

Më: 6 nëntor 2018 Në ora: 16:49
Steven Shepro

“Arritët zhvillim të rëndësishëm drejt anëtarësimit në NATO. Ky anëtarësim është i arritshëm, megjithatë vendimi është plotësisht i juaji, i popullit tuaj dhe i Qeverisë”, porositi sot zëvendës-kryesuesi i Komitetit ushtarak të NATO-s, Gjeneral Steven Shepro në fjalimin e tij në mbledhjen me përfaqësues të lartë ushtarët të 29 vendeve anëtare në këtë komitet dhe Armatën e Republikës së Maqedonisë.

Në mbledhje, ku nikoqir ishte Komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të ARM-së, Gjeneral Vasko Gjurçinovski, qëllimi i se cilës ishte njohja me arritjet, gatishmëritë dhe planet e ardhshme të ARM-së për anëtarësi të plotë në NATO. Gjenerali Shepro falënderoi për kontributin e Maqedonisë dhe ushtarëve të saj në misionet paqësore dhe kontributet në sigurinë ndërkombëtare duke përshëndetur reformat në ushtri.

“Ju inkurajojmë të vazhdoni me këto reforma, ndërsa ne do të vazhdojmë të bashkëpunojmë me ju në zhvillimin e mëtutjeshëm në aftësitë e juaja në përputhje me standardet e NATO-s. Kjo ju bën më të sigurt, më të fortë dhe më ndërveprues me aleatët dhe partnerët. Siguria juaj dhe siguria e këtij rajoni janë të rëndësishme për NATO-n.”, tha Gjeneral Shepro.

Zëvendës-kryeministrja e Maqedonisë dhe ministrja e Mbrojtjes, Radmila Sheqerinska tha se ky aktivitet i trupit më të madh të NATO-s, tregon për integrimet e Maqedonisë në NATO marrin formë.

“Republika e Maqedonisë bëhet pjesë e bashkësisë së shteteve përparimtare, dhe kjo ndikon pozitivisht në sigurinë tonë, por edhe në ekonomi, investime dhe në cilësinë e jetës. Gjithkund, dhe posaçërisht në Ballkan, siguria është e vetmja derë për prosperitet. E ardhmja euroatlantike e Maqedonisë ka rëndësi të madhe gjeopolitike dhe është e rëndësishme dhe do të shërbejë si nxitje për progres për vendet tjera”, tha Sheqerinska.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat