Qeveria e Maqedonisë pret vërejtje nga opozita për planin 18

Maqedonia

Qeveria e Maqedonisë pret vërejtje nga opozita për planin 18

Më: 6 nëntor 2018 Në ora: 21:49
Zoran Zaev, zv. kryeministri për Integrimet Evropiane, Bujar Osmani, ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski, ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska dhe Ministri i Administratës Damjan Mancevski.

Sot realizuan një konferencë për shtyp ku të pranishëm ishin kryeministri, Zoran Zaev, zv. kryeministri për Integrimet Evropiane, Bujar Osmani, ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski, ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska dhe Ministri i Administratës Damjan Mancevski.

Sistemi i drejtësisë, shërbimet e inteligjencës së sigurisë, administrata publike dhe lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit janë fokusi i reformave në planin e qeverisë për përafrimin me Bashkimin Evropian. Plani 18 është një vazhdim i reformave që janë zbatuar në Planin 3-6-9.

“Qëllimi përfundimtar i reformës është përmirësimi i jetës së qytetarëve. BE me vëmendje vëzhgon se si po zbatohen reformat, por ne, mbi të gjitha, këtë e bëjmë për qytetarët”, tha Zaev.

Ndërsa Bujar Osmani tha se “personalisht, unë kam realizuar takim me opozitën OBRM-PDUKM për këtë plan, por deri më tani nuk kam marrë komente me shkrim nga opozita.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat