Micevski: Me një amendament fshihet gjithçka që është maqedonase

Maqedonia

Micevski: Me një amendament fshihet gjithçka që është maqedonase

Më: 7 nëntor 2018 Në ora: 09:10
Nikolla Micevski

OBRM-PDUKM-ja do të marr pjesë në debatin e komisionit për draft-amendamentet për ndryshimet kushtetuese që fillon sot. Nga opozita maqedonase thonë se në këtë mënyrë do të kenë edhe një mundësi t’i ekspozojnë propozimet e Qeverisë me të cilat, siç thonë, preken gjëra që nuk është diskutuar më parë. Takimet koordinative e koalicionit “Për Maqedoni të përbashkët” e udhëhequr nga OBRM-PDUKM-ja vazhdojnë edhe në ditë e ardhshme, deri në detaje të binë në ujdi se cili do të jetë qëndrimi i grupit parlamentar.

Koordinatori i partisë më të madhe opozitare maqedonase Nikolla Micevski thotë se kanë përgatitur material të madh për vërejtje në gjithë procesin, duke filluar nga fakti që Qeveria nuk e ndaloi procesin për ndryshime kushtetuese më së voni 60 ditë pas mbajtjes së referendumit, rezultat që u shpall në “Gazetën zyrtare” në mënyrë të qartë ka treguar se nuk ka disponueshmëri te populli për pranimin e marrëveshjes me Greqinë.

“Për fat të keq Zoran Zaevi vazhdon ta dhunojë procesin. Kemi shumë vërejtje edhe në tekstin e draft-amendamenteve. Shqetësimi më i madh paraqet amendamenti që ka të bëjë me ndryshimin e fjalës Republika e Maqedonisë me Republika e Maqedonisë veriore gjithkund në Kushtetutë, që do të thotë se me një draft amendament fshihet gjithçka që është maqedonase”, thotë Micevski për “Gazetën e pavarur”.

Për Micevskin dhe grupin parlamentar të OBRM-PDUKM-së nuk është e qartë nga ku tash marrëveshja e Ohrit hyn në Preambulën e Kushtetutës kur qytetarët nuk u deklaruan për referendum. Kjo, thonë nga partia, është sjellje jo serioze nga ana e Qeverisë që sjell vendime spontane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat