OBRM-PDUKM: Qeveria po zhvlerëson institucionet, qytetarët ndjehen të pasigurt

Maqedonia

OBRM-PDUKM: Qeveria po zhvlerëson institucionet, qytetarët ndjehen të pasigurt

Më: 7 nëntor 2018 Në ora: 10:34
OBRM-PDUKM

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, përmes një kumtese për media thekson se qeveria e LSDM-së ka zhvlerësuar institucionet dhe qytetarët nuk kanë besim në to.

Sipas opozitës, rreth 70 për qind e qytetarëve theksojnë se ka korrupsion të madh në gjyqësor, shëndetësi, dogana dhe prokurori.

“Maqedonia po shkon poshtë, ndërsa qytetarët nuk kanë besim në sistem. Sistemin “një euro për Vicen, një euro për kishën”, nga Strumica Zaevi e ka zbatuar në gjithë shtetin. Analizat tregojnë se mbi 60 për qind e qytetarëve nuk ndjehen të sigurt”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Nga kjo parti theksojnë se LSDM nuk ka kapacitet ta kthejë besimin e qytetarëve në polici dhe sipas tyre, kjo qeveri duhet të shkojë në histori.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat