Goditet me makinë një çiklist në rrugën Kumanovë-Shën Nikollë, humb jetën në vendin e ngjarjes

Maqedonia

Goditet me makinë një çiklist në rrugën Kumanovë-Shën Nikollë, humb jetën në vendin e ngjarjes

Më: 7 nëntor 2018 Në ora: 11:57
Foto ilustrim

Një çiklist ka humbur jetën pasi është goditur me makinë në rrugën rajonale Kumanovë-Shën Nikollë.

Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur dje rreth orës 17:40 kur makina e tipit “Opel Corsa” me targa të Kumanovës e drejtuar nga D.A (47) nga Kumanova, ka goditur çiklistin T.S (70) nga fshati Stanjevsci i Shën Nikollës.

T.S ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa vdekjen e tij e kanë konstatuar mjekët në Shën Nikollë.

Hetime në vendin e ngjarjes ka kryer Prokuroria Publike dhe ekipi i stacionit policorë në Shën Nikollë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat