Komisioni votoi për marrjen e mandatit të Gruevskit

Maqedonia

Komisioni votoi për marrjen e mandatit të Gruevskit

Më: 7 nëntor 2018 Në ora: 12:13
Nikolla Gruevski

Komisioni për Çështje të Rregullores, Mandatit dhe Imunitetit votoi për marrjen e mandatit të Nikolla Gruevskit.

Shumica e deputetëve në sallën e komision votuan për marrjen e mandatit. Pesë deputetët nga gjithsej nëntë votuan “pro” marrjes së mandatit të ish-kryeministrit Nikolla Gruevski ndërsa pas këtij votimi procedura kalon në seancë plenare.

Ndërkaq nga partia maqedonase opozitare OBRM-PDUKM u shprehën kundër marrjes së mandatit të deputetit Nikolla Gruevskit dhe në këtë mënyrë kanë lëshuar sallën në Komisionin për Çështje të Rregullores, Mandatit dhe Imunitetit.

Përndryshe, propozimi për marrjen e mandatit është dorëzuar pasi Gruevski është dënuar me dy vite burg nga Gjykata Penale, në lidhje me blerjen e makinës luksoze “Mercedes” për të cilën PSP hapi lëndë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat