Micevski: Kërkojmë që debati në Komisionin për çështje kushtetuese të transmetohet drejtpërdrejt

Maqedonia

Micevski: Kërkojmë që debati në Komisionin për çështje kushtetuese të transmetohet drejtpërdrejt

Më: 7 nëntor 2018 Në ora: 14:46
Nikolla Micevski

Koordinator i grupit kuvendar të OBRM-PDUKM-së, Nikolla Micevski në konferencë për shtyp në hapësirat e Kuvendit deklaroi se “Qeveria ikën nga nga debati transparent për çështjet më të rëndësishme në shtet”.

“Shumica kuvendare e udhëhequr nga LSDM-ja dhe Talat Xhaferi, dëshirojnë që debati rreth amendamenteve kushtetuese të kalojnë larg syve të publikut. Ata frikësohen nga debati për këtë çështje të interesit madhor”, deklaroi Micevski duke cekur se ky debat në Komisionin për çështje kushtetuese nuk e transmeton drejtpërdrejt debatin rreth amendameteve kushtetuese.

Sipas tij , Zoran Zaevi dhe Talat Xhaferi përsëri duan t’i kalojnë larg sytë e publikut dhe për shkak se këto amendamente kushtetuese kundër vullnetit opinionit.

Në fund tha se Kuvendi ka obligim të transmetojë drejtpërdrejt dhe për këtë shkak deputetët e OBRM-PDUKM-së kërkojnë që ky debat të transmetohet drejtpërdrejt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat