Mickoski merr pjesë në Kongresin e Partisë Popullore Evropiane

Maqedonia

Mickoski merr pjesë në Kongresin e Partisë Popullore Evropiane

Më: 7 nëntor 2018 Në ora: 18:23
Mickoski merr pjesë në Kongresin e Partisë Popullore Evropiane

Sot në mëngjes filloi pjesa e punës së Kongresit të Partisë Popullore Evropiane, ku 758 delegatë duhet të zgjedhin kandidatin e PPE-së për kryetar të Komisioni Evropian.

Delegacioni i OBRM-PDUKM-së e udhëhequr nga kryetari Hristijan Mickoski, shoqëruar nga nënkryetari Aleksandar Nikolloski, Sekretarin ndërkombëtar, Vllatko Gjorçev dhe këshilltarin për politikë të jashtme, Timço Mucunski, morën pjesë në pjesën punuese të Kongresit.

Një ditë para fillimit të Kongresit, ku u mbajt kuvendimi politik i EPP-së, Mickoski pati takim me Manfred Weber i cili, me siguri do të jetë kandidat e EPP-së për kryetar të Komisionit Evropian. Gjatë mbajtjes së Kongresit, Mickoski do të takohet me numër të madh të përfaqësuesve të parive si motra të OBRM-PDUKM-së.

Sonte Mickoski do të merr pjesë në Samitin e Partisë Popullore Evropiane, ku do të marrin pjesë kryetarët, kryeministrat dhe liderët e opozitës të familjes më të madhe dhe më të fuqishme politike në Bashkimin Evropian. Të pranishëm do të jenë edhe Angela Merkel, Donald Tusk, Jean-Claude Juncker, Sebastian Kurz, Viktor Orbán, Andrej Plenkovi?, Janez Janša dhe Boyko Borissov.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat