Doris Pack: Sjellja e OBRM-PDUKM-së ndaj tetë deputetëve është e papranueshme

Maqedonia

Doris Pack: Sjellja e OBRM-PDUKM-së ndaj tetë deputetëve është e papranueshme

Më: 8 nëntor 2018 Në ora: 09:27
Kryetarja e Asociacioni të Grave në Partinë Popullore Evropiane (PPE),

Kryetarja e Asociacionit të Grave në Partinë Popullore Evropiane (PPE), në llogarinë e saj në Twitter ka shkruar se PPE nuk mund të tolerojë sjelljen e udhëheqësisë së OBRM-PDUKM-së për tetë deputetët të cilët votuan “pro” ndryshimeve kushtetuese.

“Është e papranueshme që tetë deputetët e OBRM-PDUKM-së të cilët votuan “pro” marrëveshjes me Greqinë dhe për ardhmëri evropiane të vendit, tani të kërcënohen dhe të trajtohen si kriminel. PPE këtë nuk duhet ta tolerojë”, ka shkruar Doris Pack pas takimit me Hristijan Mickoskin në Helsinki, ku po mbahet Kongresi i PPE-së.

PPE në disa raste ka dalur kundër OBRM-PDUKM-së për sjelljen e tyre ndaj tetë deputetëve të cilët votuan “pro” ndryshimeve kushtetuese, duke thënë se sjelljet e tilla nuk janë për të ardhme evropiane.

Përndryshe, mbrëmë në Vevçani është mbajtur protesta para shtëpisë së deputetët Krsto Mukoski, i cili është njëri nga tetë deputetë që votuan “pro”.

Ndërsa protesta gjatë ditëve të ardhshme janë paralajmëruar edhe para shtëpive të deputetëve Sasho Vasilevski dhe Ljuben Arnaudov.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat