Amerikani që kërkoi ndarjen e Maqedonisë, nuk është zgjedhur për kongresmen në Dhomën e Përfaqësuesve në SHBA

Maqedonia

Amerikani që kërkoi ndarjen e Maqedonisë, nuk është zgjedhur për kongresmen në Dhomën e Përfaqësuesve në SHBA

Më: 8 nëntor 2018 Në ora: 10:24
Kongresmeni republikan amerikan Dana Rohrabacher

Kongresmeni republikan amerikan Dana Rohrabacher, i cili në Maqedoni u bë i njohur pas deklaratës se Maqedonia është shtet jofunksional dhe se duhet të ndahet, nuk është zgjedhur për anëtarë në Dhomën Përfaqësuese në SHBA, në kandidimin e tij në Kaliforni.

Rohrabacher ka qenë anëtarë në Dhomën e Përfaqësuesve prej viteve 90-ta, ndërsa në zgjedhjet e fundit dallimi ka qenë i madh me kundërkandidatin e tij demokrat, Harley Rouda, përcjell Telegrafi Maqedoni.Rejtingu i Rohrabacher i njohur si “kongresmeni i dashur i Putinit”, ka filluar të bie pasi ai vitin e kaluar votoi “pro” shfuqizimit të sigurimit shëndetësor, që u miratua nga Barack Obama.

Përndryshe, Rohrabacher gjatë vitit të kaluar deklaroi se krijimi i Maqedonisë si shtet ishte një projekt i dështuar dhe se sipas tij të gjitha rrethanat janë krijuar që pjesët e saj t’i jepen shteteve fqinje, përfshi Kosovën dhe Bullgarinë.

”Qëndrimi im është që Maqedonia nuk është një shtet. Më vjen keq por nuk është një shtet. Ata janë aq të ndarë, sa kurrë nuk do të jenë në gjendje që të shkojnë mirë së bashku. Prandaj, kosovarët dhe shqiptarët e Maqedonisë duhet të bëhen pjesë e Kosovës. Ndërsa pjesa tjetër e Maqedonisë duhet të bëhet pjesë e Bullgarisë apo çfarëdo vendi tjetër me të cilët ata pretendojnë se kanë lidhje. Ideja është se duam ta mbajmë Maqedoninë gjallë sepse dikush, 30 vjet më parë vendosi që ky ishte konfigurimi që duhet të dalë nga shpërbërja e Jugosllavisë, por kjo nuk çon në një arsyetim që kjo ide të mbahet ende” – tha Dana Rohrabacher.

Ai më pas kërkoi falje për deklaratat e tij dhe shtoi se është keqkuptuar.

“Komenti im aludoi ndoshta gabim, në shqetësimin tim ndaj sfidave në sundimin e brendshëm me të cilin Maqedonia përballet në lidhje me pakicat etnike. Unë në asnjë rast nuk kam dashur të them që dikush tjetër, përveç maqedonasve duhet ta konfirmojnë sovranitetin ose kufijtë e Maqedonisë. Nëse fjalët e mia u kuptuan në mënyrë tjetër, unë kërkoj falje”, tha Rohrabacher.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat