Mijallkov sërish letër për Mickoskin: Ti je patriot i rrejshëm, nuk ke kapacitet për ta udhëhequr partinë

Maqedonia

Mijallkov sërish letër për Mickoskin: Ti je patriot i rrejshëm, nuk ke kapacitet për ta udhëhequr partinë

Më: 8 nëntor 2018 Në ora: 13:06
Ish-anëtari i OBRM-PDUKM-së dhe shef i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim, ka dërguar sërish letër të hapur për kryetarin e partisë Hristijan Mickoski

Ish-anëtari i OBRM-PDUKM-së dhe shef i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim, ka dërguar sërish letër të hapur për kryetarin e partisë Hristijan Mickoski, të cilit i thotë se asnjë udhëheqësi e partisë deri tani nuk ka përjetuar turp të tillë në skenën ndërkombëtare.

Mijallkov i thotë Mickoskit se në vend që ta forcojë dhe bashkojë partinë, ai e ka dobësuar dhe e ka ndarë, njofton Telegrafi Maqedoni.“Për këtë je fajtor ti, dyfytyrësia jote, patriotizmi jot i rrejshëm dhe mosinteresimi jot për të ardhmen e Maqedonisë. Për një natë të kanë tallur në rrjetet sociale edhe Doris Pack edhe Johannes Hahn, që do të thotë se t’i kanë lexuar gënjeshtrat dhe nuk të besojnë. Është e qartë pse partia nuk lëshoi komunikatë për takimin me Pack dhe Hahn”, thotë Mijallkov.

Ai më tej i thotë Mickoskit se ka dëshirë të vijë në pushtet, por duke qenë patriot dhe të tjerët tradhtarë.

Mijallkov në fund thotë se letrat e tij kanë vetëm një qëllim – e ai është shpëtimi i partisë.

“OBRM-PDUKM-ja është më e madhe se ti. Ti je përkohësisht në funksion, ndërsa nëse partia i humb zgjedhjet e ardhshme do të jetë për shkak se nuk ke kapacitet. Është koha të mendosh dhe të vendosësh, për kthimin e kursit pro-perëndimor, të cilat janë vendosur në përcaktimin e partisë”, shkruan në fund Mijallkov.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat