Maqedonia dhe Izraeli vazhdojnë bashkëpunimin në sferën e kulturës

Maqedonia

Maqedonia dhe Izraeli vazhdojnë bashkëpunimin në sferën e kulturës

Më: 8 nëntor 2018 Në ora: 18:41
Pamje nga takimi

Ministri i Kulturës, Asaf Ademi, sot ka zhvilluar takim pune me ambasadorin e Izraelit, Dan Oryan, ku u diskutua për bashkëpunimin e deritanishëm në sferën e kulturës ndërmjet dy vendeve mike, por edhe për projektet e reja që do të zhvillohen në periudhën në vijim. Në këtë takim u veçuan lidhjet e mira kulturore që i kultivojnë Izraeli dhe Republika e Maqedonisë e që kanë rezultuar me realizimin e shumë projekteve nga të gjitha fushat e kulturës.

Në këtë takim u theksua se në rrjedhë e sipër është procedura për harmonizimin e programit të posaçëm për bashkëpunim kulturor, me çka mund të intesifikohet komunikimi ndërmjet institucioneve të të dyja shteteve.

Në kontekst të shkëmbimit cilësor të projekteve dhe artistëve, u theksua se gjatë viteve të kaluara janë zhvilluar vizita të artistëve të shquar nga Izraeli, por se edhe artistë nga Maqedonia kanë marrë pjesë në Izrael. Si një ndër aktivitetet më të rëndësishme, që është realizuar gjatë viteve të kaluara, u theksua se është hapja e Qendrës Memoriale të Holokaustit të Hebrenjve nga Maqedonia, ndërsa u theksua se Maqedonia në mënyrë aktive participon edhe në adaptimin e Pavilionit 17A, që ndodhet në Muzeun Shtetëror në Aushvic- Birkenau, Poloni, projekt ky nën patronazhin e UNESCO-s ku, përpos Republikës së Maqedonisë, marrin pjesë edhe të gjitha shtetet e Ish-Jugosllavisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat