Ristovski: Kryetari mund ta falë Gruevskin

Maqedonia

Ristovski: Kryetari mund ta falë Gruevskin

Më: 8 nëntor 2018 Në ora: 20:02
Nikolla Gruevski

Heshtje në Kabinetin e presidentit të shtetit për kërkesën e mbrëmshme të dhjetëra demonstruesve dhe bashkëpartiakëve që Nikolla Gruevski të falet. Sipas profesorit universitar Temelko Ristovski, bazë për kërkesën e faljes ka, por këtë nuk mund ta bëjnë bashkëpartiakë ose mbështetës. Aq më tepër, sipas Ristovskit as presidenti i shtetit nuk mund të vendosë kokë më vete, por për këtë ekziston procedurë ligjore.

Personalisht ai duhet të dorëzojë lutje ose bashkëshortja e tij ose familjarë nga linja e gjakut ose adoptuesi, kujdestari, vëllai, motra etj. Deri në Ministrinë e drejtësisë dhe më pas procedurën e zhvillon Ministria e drejtësisë. Përgatit propozim adekuat dhe e dërgon te Presidenti i cili më pas vendos sipas vullnetit të tij”, theksoi Temelko Ristovski, profesor universitarë

Ristovski shton se edhe nëse falet, Gruevski ka shumë procese gjyqësore kundër tij dhe vlerëson se akti i tillë do shkaktonte efekt negativ. Nga ana tjetër, kryeministri Zoran Zaev është përmbajtur nga komentet.

Nuk do doja të komentoj gjëra të tilla sepse këto janë thirrje nga individë. Nëse futem në hollësi dhe komentoj, atëherë mund të shkaktoj gjëra të padëshiruara. Kështu që unë nuk besoj se do ndodhin gjëra të tilla”, tha Zoran Zaev, kryeministër

Ish kryeministri Nikolla Gruevski ka aktgjykim të plotfuqishëm për dy vjet burg për veprën penale “Marrja e shpërblimit për ndikim kundërligjor” për blerjen e Mercedesit luksoz me para të MPB-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat