Mançevski: Digjitalizimi është çelësi i reformës në administratë

Maqedonia

Mançevski: Digjitalizimi është çelësi i reformës në administratë

Më: 8 nëntor 2018 Në ora: 22:03
Damjan Mançevski

Ministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Damjan Mançevski për emisionin”Rruga drejtë”, theksoi se një nga rolet thelbësore për funksionimin e suksesshëm të sektorit publik dhe administratës është digjitalizimi i institucioneve dhe disponueshmërisë e tyre më e thjeshtë për përdoruesit e shërbimeve.

“Digjitalizimi është çelësi i çfarëdo reforme, i çfarëdo administrate dhe sektori publik në shekullin 21. Ne mund t’i sjellim më lehtë shërbimet deri tek qytetarët, në telefonat dhe pajisjeve të tyre, sesa të sjellim fizikisht qytetarët në shërbimet e institucioneve. Por ne duhet të kemi rend në kaos, ne duhet ta zvogëlojmë numrin, të jen më efikas dhe shërbimet që do t’i marrin qytetarët të jenë më të përballueshme, më të lira”, tha Mançevski.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat