Sot fillon gjykimi për vdekjen e 20-vjeçarit Nikolla Sazdovski

Maqedonia

Sot fillon gjykimi për vdekjen e 20-vjeçarit Nikolla Sazdovski

Më: 9 nëntor 2018 Në ora: 09:21
Foto ilustrim

Me fjalët hyrëse sot do të fillojë gjykimi për vrasjen e 20-vjeçarit Nikolla Sazdovski, i cili ka qenë anëtar i tifo-grupit “Komitët”.

Të kuzuar për vdekjen e Sazdovskit janë dy persona B.B dhe S.R, ndërsa procesin gjyqësor do ta udhëheq Daniella Aleksovska-Stefanovski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sazdovski më 29 qershor u sulmua fizikisht në stacionin e autobusëve në Autokomandë të Shkupit, ndërsa pas dhjetë ditëve në Klinikën për Anestezi dhe Reanimacion, ndërro jetë.

Vdekja e tij shkaktoi protesta tek qytetarët, të cilët kërkuan që të dënohen ata që e sulmuan fizikisht.

Prokuroria Themelore Publike në Shkup këtë vepër e kualifikoi si “vrasje”, ndërsa edhe kjo shkaktoi reagim tek opinioni maqedonas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat